| Subcribe via RSS

Pyetje-përgjigje nga banorët

March 16th, 2010 | 1 Koment | Posted in Lajme

shishe 15 03 Pyetje përgjigje nga banorëtBanorët janë ulur në të gjithë përreth tavolinës në kuzhinë dhe bëhen gati për të luajtur lojën me shishe. Pyetja e parë i drejtohet Erionit nga Ada dhe është sa ndikon Bertina në sjelljet e tij dhe në lirshmërinë e veprimeve dhe ai përgjigjet se nëse do të ishte vetëm, do të bënte disa gjëra më ndryshe por është e njëjta gjë si në jetën e përditshme që kufizohesh nëse ke një lidhje. Erioni pyet Kikën se çfarë ndryshimesh mendon se do t’i sjellë pjesmarrja në BB dhe ai përgjigjet që nuk e di se si do të jetë privatësia e tij tani e tutje. Kika pyet Bertinën se cili është personi që ajo njeh më pak dhe Bertina përgjigjet për Oltën. Seldi ka pyetur Klodin duke ironizuar Jetmirin, se ai ka dashur gjithmonë të flasë me të, por Klodi nuk ia ka dhënë mundësinë. Klodi përgjigjet që tani po e kupton këtë gjë pasi nuk e ka ditur më parë. Klodi ka pyetur Domin nëse ka mbaruar lidhja e saj me Seldin dhe ajo është inatosur duke thënë që ata bëjnë po të njëjtat pyetje dhe nëse dikush do ta pyesë vërtet, le t’a marrë veç. Klodi ëshët shfajësuar duke thënë që ka dashur të shuajë kuriozitetin e dikujt prandaj ka bërë atë pyetje. Më pas Olta ka pyetur Kikën pse ai nuk e thërret më “Oltisima belisima” atë dhe Kika është përgjigjur që ai është pak i çorientuar kohët e fundit. Klodi i është drejtuar Bertinës me një këshillë që ajo duhet t’a mësojë fjalën “më fal”. Bertina i ka thënë Oltës që asaj i është dukur se ajo ka ndryshuar nga java në javë duke marrë pozicione të ndryshme, gjë që e tregon një person të paqëndryeshëm dhe jo me stabilitet. Olta i është përgjigjur se javët e nominimit ajo nuk ndryshon aspak, por përshtatet në bazë të personave me të cilët komunikon. Olta i kthen pyetjen duke thënë që në shumicën e rasteve Bertinës i mungon feminiliteti dhe BErtina i përgjigjet që është marrë shumë me sport dhe ndoshta është kjo që ka ndikuar. Erioni ka pyetur Oltën se cila është ëndrra më e madhe që do të realizojë kur të dalë nga shtëpia e BB, por përgjigjen e kthen më shpejt Klodi duke thënë se dëshira e saj është të ndahet Erioni nga Bertina. Olta është kundërpërgjigjur që ajo ka ëndrrat e saj dhe do të donte të shkonte me Klodin në një udhëtim.

Hakiu dhe Seldi për Jetmirin

March 16th, 2010 | 5 Komente | Posted in Lajme

seldi kika 15 03 Hakiu dhe Seldi për JetmirinHakiu dhe Seldi janë distancuar në kopësht për të folur dhe Hakiu shprehet se ai nuk mban anën e askujt, por mbështet ata persona që njeh dhe kanë të drejtë. Kika thotë se ai ka arritur të njohë të dy anët e Jetmirit, anën e keqe të tij që shpik, debaton, thur situata, bën intriga, dhe po ashu anën tjetër që është njeri i mirë, shumë i i nformuar, që di të kuptojë gabimin dhe mundohet t’a përmirësojë. Ai shton që çdokush ka të mirat dhe të këqijat e vete, por është një avantazh i madh kur arrin t’i kuptojë këto gabime. Kika shprehet se ndoshta është në natyrën e njeriut që të shikojë më shpejt anët negative se ato pozitive. Pai ka ndjenjur një kohë të gjatë vetëm duke dëgjuar, Seldi flet dhe thotë se ai shikon tek Jetmiri ato gjëra që bën ai realisht dhe jo të këqijat. Kika përgjigjet që nëse Seldi shikon tek ai diçka pozitive, është aftësia e tij të zbulojë dhe ku çalon ose anasjelltas. Kika shton se diçka që e ka penguar atë gjithë jetën është se njerëzit nuk ia kanë thënë gjërat në sy atij, se ku ka gabuar dhe duhet t’a rregullojë apo se çfarë ka bërë mirë. Kika shprehet se jo të gjitha gjërat janë ashtu siç duken, por duhet të futesh më në thellësi për t’i kuptuar vërtet. Ai pranon që ka gabuar dhe rasti i parë ka qënë me Pamelën, por kur e ka kuptuar ka qënë tepër vonë. Po ashtu ai thotë se ka gabuar dhe në sjellje me Rezin dhe i ka kërkuar falje. Kika shprehet se fillimin e ka patur shumë të vështirë në shtëpinë e Big Brpther, pasi ka qënë i prirur të shikojë vetëm anët e mira të secilit. Më pas Seldi thotë se në lidhje me Mirin ai nuk ka asgjë, por Seldi e ka theksuar ku e vetmja pikë ku preket është mamaja e tij dhe Miri ka tentuar t’a provokojë pikërisht me këtë gjë. Kika shprehet se mendon se Jetmiri është duke luajtur një lojë dhe Seldi përgjigjet që ai nuk ka pse të bjerë viktimë e lojës së tij. Kika shprehet se nuk ka njerëz të këqinj, por situata të këqija dhe Miri e ka kuptuar që ka vepruar keq prandaj dhe ka ndryshuar sjellje.

Bertina kërkon të flasë me Adën

March 16th, 2010 | 8 Komente | Posted in Lajme

ada bert 15 03 Bertina kërkon të flasë me AdënAda dhe Bertina kanë qëndruar në kopësht dhe Bertina shprehet se ajo ka dashur të sqarohet me Adën se çfarë janë ato elementë që i shqetësojnë të dyja. Ada thotë që nuk e ka në tip që të shkojë të kërkojë dikë që të sqarohet me të, por është më tepër e mbyllur dhe e qetë. Ajo thotë se nuk mund të shprehet haptazi për problemet që ka patur në jetë dhe t’i tregojë sikur po rrëfen një histori, Bertina përgjigjet se e kupton shumë mirë pasi ashtu është dhe ajo vetë. Të dy vajzat pohojnë njëzëri që për t’u shprehur, kanë nevojë që situata të lindë spontanisht. Bertina shprehet se më parë në shpëpinë e BB e kanë patur si zakon që në darkë të mblidheshin e të tregonte secili diçka nga jeta e vet. Ajo thotë se e kanë vlerësuar një mendim të Kikës që ka propozuar pikërisht këtë gjë, që të mblidheshin e të tregonin nga një gjë për jetën personale jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother. Ada shprehet se përsëri ajo nuk krijon dot një ide me sjelljen e saj aty pasi për të është shumë e rëndësishme se çfarë jete ka bërë një person. Bertina përgjigjet që kurdo që Ada do të dojë të dijë për të dhe jetën e saj, do të jetë e mirëpritur. Ada thotë që pas kaq ditësh miqësi, sot kanë arritur të flasin për jetën e tij. Bertina shprehet se aty krijohet një ambjent i pakëndëshëm dhe një distancë, ndoshta dhe e paqëllimshme. Ada thotë se shpesh herë aty krijohen mendime të gabuara për disa persona për arsyen se nuk njihen mirë. Bertina shprehet që ajo ndjek taktikën që kur nuk i pëlqen diçka, ia thotë personit direkt. Bertina thotë se ndodhta pengesa mes atyre të dyjave është që Ada është mike me Oltën, dhe Bertina me Rezin, pasi Ada kishte antipati për këtë të fundit. Ada përgjigjet që nuk është aspak kështu, pasi ajo u zhgënjye nga Rezin dhe nuk ka pse të ketë antipati për të. Bertina shprehet se asaj i ka bërë përshtypje që ato janë përçarë aq shpejt për një gjë arsye jo shumë të fortë dhe më e mirë do të kishte qënë të sqaroheshin, por Ada thotë që Rezi për të ishte kontradiktore pasi kur ishin në shtëpinë e vjetër qënë shumë të lidhura me njëra-tjetërn, ndërsa kur erdhën në shtëpinë e re përveç se iu largua, ka thënë që ajo nuk i beson përqafimive të një shoqeje. Ada shton se në të vërtetë këto nuk kanë qenë fjalët e Rezit, por të Mirit.
Më pas tonet e bisedës duket se ulen dhe Bertina shprehet se ajo e ka thënë që në fillim se me Adën ka shumë gjëra të përbashkta. Ada shprehet se ajo nuk ka asgjë kundra Bertinës dhe pse nuk kalon shumë kohë me të.
Pasi Bertina është larguar, Olta ka shkuar tek Ada duke i thënë që ka bërë një bisedë shumë të gjatë me Bertinën. Ada përgjigjet që ia ka kërkuar ajo dhe thjesht janë sqaruar sa për të mos u dukur që Ada është e ftohtë. Seldi, i cili ndodhet aty, thotë se kjo është e pamundur ose vetëm nëse kanë ardhur me plan të menduar që jashtë se çfarë taktikash do të ndjekin.

Bertina tregon për veten

March 15th, 2010 | 1 Koment | Posted in Lajme

kika bertina 15 03 Bertina tregon për vetenBertina dhe Hakiu kanë qëndruar në dhomën e gatimit ku Bertina e ka pyetur Hakiun se çfarë e bën atë të dyshojë për veprimet dhe sjelljet e saj. Kika i është përgjigjur që ai nuk e njeh komplet Bertinën dhe kjo mund të jetë dhe dobësi e tij. Bertina kërkon të dijë nga ai nëse nuk është i kënaqur me sjelljet e saj karshi Kikës dhe ai përgjigjet që ai ka një raport të veçantë me Bertinën ndryshe me atë që ka me banorët e tjerë. Ai shprehet se ajo ka ndenjur shumë e distancuar dhe e qetë, dhe sipas mendimit të tij duhet të jetë më aktive pasi kjo është ajo që u mungon në shptëpi. Bertina shprehet se nuk mendon që për të qenë aktive duhet të ngrejë zërin në një situatë dhe pse nuk e ndjen të nevojshme dhe nuk ka arsye. Ai i përgjigjet që nuk e ka dëgjuar shpesh duke ngritur zërin dhe ndoshta ka të bëjë me qetësinë e saj. Bertina shprehet se kjo bën pjesë në karakterin e saj dhe Kika thotë që atij i duket se ajo nuk është shfaqur plotësisht. Ajo shprehet se kur kanë qënë tek shtëpia e vjetër, ka qënë më spontane dhe me më shumë krijimtari ndërsa situata në shtëpinë e re nuk e motivon që të shfaqë më shumë nga karakteri i saj. Po ashtu ajo shton se të gjithë kanë rënë pre e situatës pasi dhe Kika ka më shumë për të dhënë dhe nuk po e bën. Kika e pranon këtë fakt të thënë nga Bertina, por i thotë se tek ajo ka ekzistuar një pasivitet konstant. Bertina tregon se ajo dhe Erioni ndodhen në mes të dy zjarreve, në atë të lojës dhe të lidhjes së tyre. Ajo shprehet se nuk është e njëjtë të luash si një persion i vetëm dhe kur ke dikë tjetër brenda pasi të duhet të mendosh me mendjen e dy personave. Bertina thotë se kjo situatë ka të mirat dhe të këqijat e veta, pasi nga njëra anë ajo mund të ndajë ç’do gjë me Erioni pa kurrfarë rezervash, dhe nga ana tjetër nuk mund të jetë njëqind përqind e lirshme për veprimet që bën. Ajo shton që ka merak dhe mendimin e familjes se si mund t’a kenë konceptuar lidhjen e saj me Erioni, por thotë gjithashtu se gjithmonë ka qënë shpirt i lirë dhe nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët, madje këtë gjë e ka patur dhe në debatet me familjen.

Më tepër punë për të shëruar opinionin

March 15th, 2010 | 9 Komente | Posted in Lajme

tre kopesht 15 03 Më tepër punë për të shëruar opinioninJetmiri, Valoni dhe Edi janë në kopësht dhe Jetmiri hap bisedën e çështjes së Klodit dhe si është pritur ajo jashtë në bazë të pamjeve që u janë ofruar ditën e spektaklit. Valoni shprehet se po të qe se do të ishte në rolin e një spektatori nga jashtë, nuk do t’i bënte përshtypje, por duke qënë se ata janë të detyruar të bashkëjetojnë me të për shkak të lojës, mund të krijohen reagime të tjera nga ana e banorëve. Jetmiri shprehet se kjo çështje i duket një debat i madh shoqëror pasi njerëzit janë në dilemë dhe u duhet të informohen dhe të edukohen mbi këtë pjesë. Valoni shprehet se kjo detyrë i takon Klodit dhe Edi shton që dhe shoqëria ka pjesën e saj që i takon për t’u mobilizuar. Jetmiri shprehet që Klodi mund të jetë në qendër të vëmendjes, por jo të gjithë janë të aftë të kuptojnë mesazhin. Edi thotë që ai e sheh shumë të thjeshtë situatën dhe nuk ka nevojë të komplikohet, por është opinioni që është pak mbrapa. Jetmiri duket se nuk është plotësisht dakort me këtë pasi thotë që opinioni ka nevojë të informohet dhe të plotësohet më tepër, por Edi shton që përderisa Klodi nuk prek interesat e askujt dhe nuk shkel rregullat e shoqërisë, nuk duhet të jetë problem për askënd dhe ç’do kush është i lirë të bëjë çfarë të dojë pa qënë i paragjykuar. Jetmiri e mbështet këtë mendim dhe thotë që për banorët brenda nuk përbën problem, por mendon se është e nevojshme për një pjesë radikale të shoqërisë që të ketë një shpjegim më të detajuar të këtij fenomeni. Jetmiri shton që ata nuk janë duke i përcjellë mesazhet e fenomenit të Klodit, po ashtu të bashkimit të banorëve në një grup, dhe të aftësisë së komunikimit. Më pas Miri shprehet se dhe pse Ada dhe Domi kanë vite që jetojën në Itali, përsëri kur vjen çasti për të gjykuar çështje të tilla, të gjithë kthehen në shqiptarë. Ai thotë se nganjëherë ata nuk dinë të falin dhe thotë se është për shkak të egoizmit të banorëve që dhe pse ai po u kërkon falje, ata nuk duan t’a pranojnë, por ai përsëri nuk e ka për ulje këtë pasi falja është humanizëm. Së fundmi ata bisedojën për grupimet në shtëpi dhe Jetmiri shprehet se kjo ka qënë e pashmangshme pasi të gjithë u pozicionuan në grupe dhe me dëshirë apo jo duhet të zgjidhje ku të bëje pjesë. Jetmiri tregon se javën e parë që kanë qënë të nominuarit në shtëpinë e re, kanë patur harmoni dhe ia kanë kaluar shumë mirë, ndërsa javën tjetër ka qënë në shtëpinë e vjetër me Erionin dhe kur është kthyer përsëri në shtëpinë e re ka zgjedhur të shikojë më tepër rehatinë e tij. Ai tregon se ka qënë shumë i lidhur pas Enxhit dhe Rezartës, por pasi këto të dyja kanë ikur, ai ka ngelur vetëm.